TIRANË, 24 Shtator /ATSH/ – Kryetari i Bashksië së Kamzës, Rakip Suli u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të Kamzës, të cilët kanë nevojë për strehim për shkak se banesa e tyre është e rrezikuar si pasojë e motit të keq që t’i drejtohen Pallatit të Kulturës së Kamzës.
Ai shprehet se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, gjatë orëve të mbrëmjes të gjitha grupet ndodhen në terren dhe po punojnë për zgjidhjen e situatës së përmbytjeve.
Suli thekson se së bashku me punonjësit, drejtuesit e Agjencisë së Ujësjellës Kanalizimeve, ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj ndodhen në terren, pranë qytetarëve dhe duke monitoruar pa ndërprerje gjendjen.
“U bëjmë thirrje të gjithë banorëve të Kamzës të cilët kanë nevojë për strehim për shkak se banesa e tyre është e rrezikuar si pasojë e motit të keq t’i drejtohen Pallatit të Kulturës së Kamzës, i cili është kthyer në një qendër akomodimi dhe strehimi për ta. Së bashku me punonjësit, drejtuesit e Agjencisë së Ujësjellës Kanalizimeve, ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj ndodhemi në terren, pranë qytetarëve dhe duke monitoruar pa ndërprerje gjendjen”, thekson Suli.
/gj.mima/ /a.g/






















