Ballina Flash

Prefekti Nasto: Grupe pune në terren për vlerësimin e gjendjes në familjet e prekura nga tërmeti

TIRANË, 23 shtator/ATSH/- Grupet e punës janë në terren për të vlerësuar gjendjen në familjet e prekura nga tërmeti i rënë dy ditë më parë në Durrës dhe Tiranë.

Lajmi u bë i ditur për ATSH-në nga Prefekti i qarkut të Durrësit, Roland Nasto.

“Inxhinierë, përfaqësues të bashkisë dhe njësive administrative kanë dalë mëngjesin e sotëm në terren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti”, tha Nasto për ATSH.

Prefekti sqaron se “80 persona e kanë kaluar natën në konvaleshencën e Ministrisë së Brendshme në Durrës dhe 40 në atë të Ministrisë së Mbrojtjes, ku u është ofruar ndihmë”.

Sipas tij, vëmendja jonë është maksimale për t’iu gjendur pranë familjeve të prekura.

/k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Inspektime në hoteleritë nga Durrësi në Kavajë, dëme të vogla pa rrezik për pushuesit
Artikulli tjetërTërmeti/ MEI: Sot pushim edhe për nxënësit e shkollave profesionale në Tiranë, Durrës, Elbasan