Ballina Flash

Tërmeti/ MEI: Sot pushim edhe për nxënësit e shkollave profesionale në Tiranë, Durrës, Elbasan

TIRANË, 23 shtator /ATSH/ Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, njofton se ndonëse infrastruktura shkollore është plotësisht gati për të vazhduar normalisht mësimin, për nxënësit e zonave të prekura nga tërmeti i dy ditëve më parë, në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, sikurse u komunikua edhe nga ana e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, 23 shtatori është ditë pushimi edhe për nxënësit e shkollave profesionale.

“Duke marrë në konsideratë efektet psikologjike është vendosur që nxënësit e zonave të lartpërmendura bashkë me prindërit e tyre, të cilët punojnë në administratën publike, të jenë të lirë për të qëndruar pranë njëri-tjetrit”, citon njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrefekti Nasto: Grupe pune në terren për vlerësimin e gjendjes në familjet e prekura nga tërmeti
Artikulli tjetërFOTO/ Urgjencat pas tërmetit, 1560 thirrje në qendrën kombëtare