Ballina Flash

“BE për Bashkitë” – 2.5 milionë euro fonde për projekte

TIRANË, 19 shtator /ATSH/ – “BE për Bashkitë” është nisma më e re e Bashkimit Europian e cila synon krijimin e një skeme të granteve të hapur për të gjitha 61 bashkitë shqiptare për të garuar për fonde të mirë të komuniteteve të tyre vendore.

Afati i fundit për të dërguar propozimet është 7 janari i 2020.

“Në veçanti, këto grante bashkiake do të adresojnë krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik vendor, fuqizimin e të rinjve, arsimin, kulturën, mjedisin dhe infrastrukturën tjetër themelore bashkiake.

“BE për Bashkitë”, që arrin 2,5 milion Euro për tre vjet, është pjesë e angazhimit në rritje të BE-së për të mbështetur qeveritë vendore”, – bën me dije delegacioni i BE në vendin tonë. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDefekt në linjën e transmetimit të Bovillës, UKT: Po punohet për riparimin
Artikulli tjetërRetro Albania/Rama: Mbi 35 mijë mjete historike ekspozohen në Pedonale, Shkodër