ROMË, 17 shtator /ATSH-ANSA/ – Asnjë surprizë dhe padyshim që për ne nuk është problem, sepse dinamikat e partive nuk na kanë interesuar kurrë, deklaroi lideri i Lëvizjes Pesë Yjet, Luigi Di Maio për krijimin e një partie të re nga ish-kryeministri italian, Matteo Renzi.
”Ne punojmë për italianët, duhet t’u japim përgjigje vetëm atyre”, theksoi ai.
“Dhe tani që qeveria është e plotë, ne duhet të punojmë me seriozitet dhe vendosmëri dhe të marrim masa të tjera të rëndësishme për vendin siç janë pakësimi i parlamentarëve’’, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Di Maio./ /os/ a.jor.























