TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Përpara ekspozimit të punimeve të realizuara gjatë turit 7-ditor në Fier, artistë nga vende të ndryshme të Europës e jo vetëm, u pritën në një takim miqësor nga nënkryetarja e bashkisë Fier, Enkelejda Peshkëpia.
Suksesi i edicionit të 8-të të këtij organizimi dhe ecuria e mëtejshme e tij ishin objekti i diskutimit.
Kjo u pasua nga mirënjohja e artistëve për institucionin vendor si mbështetëse dhe promotore e nismave të tilla që ngrenë lartë vlerat e artit pamor. /z.tosku/ /a.g/























