Ballina Bota

BRUKSEL – Von Der Leyen paraqet ekipin e ri të KE

BRUKSEL, 10 shtator /ATSH-DPA/ – Presidentja e zgjedhur e KE, Ursula von der Leyen paraqet sot ekipin e saj të zyrtarëve të lartë për pesë vitet e ardhshme.

Të hënën, Von der Leyen, ish-ministrja gjermane e Mbrojtjes dhe gruaja e parë që drejton komisionin, emëroi anëtarët e ekipit të saj, por jo postet e tyre.

Lista përmban 13 gra, përfshirë vetë atë dhe 14 burra. Barazia gjinore ishte një nga prioritetet e saj kryesore.

Shtetet anëtare kanë kërkuar poste me peshë të madhe ekonomike. Përveç von der Leyen-it, i vetmi përcaktim tjetër i bërë para kohe është kreu i politikës së jashtme të BE-së, ministri i Jashtëm spanjoll Josep Borell.

Përbërja përfundimtare do të përcaktohet nga Parlamenti Europian, i cili do të votojë për paketën e plotë./ /ervo/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD kërkesë prokurorisë për verifikimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës
Artikulli tjetërBalluku: Dixhitalizim të të gjitha procedurave nga drejtoritë në varësi të MIE