Ballina Ekonomi

Balluku: Dixhitalizim të të gjitha procedurave nga drejtoritë në varësi të MIE

TIRANË, 10 shtator/ATSH/- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kërkoi sot dixhitalizmin e të gjitha procedurave nga të gjitha ndërmarrjet dhe drejtoritë e varësisë së kësaj ministrie.

Në fjalën e saj gjatë gjatë analizës së performancës së agjencive dhe institucioneve të varësisë, së MIE, ministrja Balluku theksoi se “dixhitalizimi i proceseve është një nga kërkesat kryesore për drejtoritë e agjencisë së varësisë të ministrisë. Në Albpetrol mbahen të dhënat financiare me shënime. Kjo gjë duhet të marrë fund sa më shpejt”.

“Kemi bërë sondime për sa i përket cilësisë së shërbimit në Drejtorinë e Transportit Rrugor, dhe qytetarët shprehen për kohë më të shkurtër shërbimi dhe cilësor. Kjo gjë ka ardhur nga dixhitalizimi, duke sjellë edhe zerimin e korrupsionit. Nëse proceset janë dixhitale e bëjnë të pamundur marrëdhënien me qytetarët, me klientët duke eliminuar aktet korruptive që i kishim jo të paktë deri pak kohesh në shërbimet civile”, – nënvizoi Balluku.

Sipas saj, këto janë rritje me shifra, janë shifra që flasin, janë qytetarë që i përgjigjen pyetësorëve tanë dhe tregojnë se ata janë të kënaqur me shërbimin që marrin.

“Ka qenë kërkesë e Kryeministrit Edi Rama në 2013 që procedurat duhet të rishikohen, të jenë sa më të shkurtra, të ketë regjistrim të çdo procedure. Zyrat e reja janë të rëndësishme, pasi koha që qytetarët shpenzonin për të kryer veprimet në drejtoritë rajonale ishte e madhe, kishte raste bënin tre orë rrugë për një shërbim”, – tha Balluku./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Von Der Leyen paraqet ekipin e ri të KE
Artikulli tjetërBabani reagon pas akuzave të PD: Në jetën time nuk kam marrë as edhe një gjobë