Ballina Flash

Masat kundër narkotikëve, Llatja: Elbasani, bashki model

TIRANË, 9 shtator /ATSH/ – Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja mori pjesë në mbledhjen e taskforcës kundër kultivimit të bimëve narkotike, organizuar nga prefektura e Elbasanit.

Që në nisje të fjalës së tij, Llatja vuri në dukje bashkëpunimin e shkëlqyer ndërinstitucional dhe punën sensibilizuese dhe parandaluese që po bëhet nga çdo sektor.

Bashkia e Elbasanit, historikisht ka qenë një bashki model, tha Llatja dhe rastet e evidentuara janë sporadike.

Bashkia e Elbasanit në mënyrë periodike zhvillon takime me administratorët dhe me kryetarët e fshatrave, për të bërë të mundur parandalimin dhe përçimin e çdo informacioni tek qytetarët.

Vijimi me të tilla ritme, sipas kryetarit të bashkisë, do të bëjë të mundur që shumë shpejt të mos numërohen më as raste sporadike dhe bashkia e Elbasanit të jetë e pastër për sa i përket kultivimit të lëndëve narkotike. /a.a/ /a.g/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEBA – Riadi pro uljes së prodhimit të naftës
Artikulli tjetërSHBA – Mnuchin përjashton perspektivën e një recesioni