TIRANË, 9 shtator /ATSH/ – Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja mori pjesë në mbledhjen e taskforcës kundër kultivimit të bimëve narkotike, organizuar nga prefektura e Elbasanit.
Që në nisje të fjalës së tij, Llatja vuri në dukje bashkëpunimin e shkëlqyer ndërinstitucional dhe punën sensibilizuese dhe parandaluese që po bëhet nga çdo sektor.
Bashkia e Elbasanit, historikisht ka qenë një bashki model, tha Llatja dhe rastet e evidentuara janë sporadike.
Bashkia e Elbasanit në mënyrë periodike zhvillon takime me administratorët dhe me kryetarët e fshatrave, për të bërë të mundur parandalimin dhe përçimin e çdo informacioni tek qytetarët.
Vijimi me të tilla ritme, sipas kryetarit të bashkisë, do të bëjë të mundur që shumë shpejt të mos numërohen më as raste sporadike dhe bashkia e Elbasanit të jetë e pastër për sa i përket kultivimit të lëndëve narkotike. /a.a/ /a.g/
