UASHINGTON, 9 shtator /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin ka përjashtuar kategorikisht perspektivën e një rececioni dhe konfirmoi se lufta tregtare që Donald Trump ka ndërmarrë kundër Kinës nuk kishte asnjë ndikim për momentin në ekonominë amerikane.
“Nuk shikoj në asnjë mënyrë recesion”, deklaroi Steven Mnuchin për “Fox Business”, duke zbuluar se rritja ekonomike amerikane ishte më e lartë se ajo e vendeve të tjera të zhvilluara duke e vënë theksin se ngadalësimi i zgjerimit global kishte një ndikim të moderuar në ekonominë amerikane.
Më pas, ai shtoi se lufta e tarifave doganore kishte një ndikim në ekonominë kineze, por jo në ekonominë amerikane.
“Për momentin, nuk shikojmë shenja të ndikimit në SHBA”, deklaroi ai./ /ec/ a.jor.























