Ballina Bota

EBA – Riadi pro uljes së prodhimit të naftës

ABU DABI, 9 shtator /ATSH-AFP/ – Ministri i ri saudit i Energjisë, princi Abdel Aziz ben Salmane tha se do të vazhdojë me politikën e uljes së prodhimit të naftës, me qëllim përthithjen e tepricave.

Gjatë deklaratave të tij të para, që pas emërimit ditën e djeshme, ministri theksoi se politika e vendit të tij për naftën, që siguron një të tretën e prodhimit të OPEC-ut, nuk do të devijojë nga kursi i saj.

“Bazat e politikës sonë mbi naftën janë përcaktuar në përparësi dhe nuk do të ndryshojnë”, deklaroi ai gjatë një konference mbi energjinë, në Abu Dabi.

“Ulja e prodhimit të naftës do të sjellë përfitime për të gjitha vendet anëtare të OPEC-ut”, theksoi ai./ /ervo/ a.jor.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomisioni Hetimor për shkarkimin, Meta: Zgjedhjet i anulova pasi do të digjej Kuvendi
Artikulli tjetërMasat kundër narkotikëve, Llatja: Elbasani, bashki model