Ballina Aktualitet

“Komisariati Dixhital”, mbi 181 mijë denoncime nga qytetarët

TIRANË, 8 shtator /ATSH/- Korsia e emergjencave nuk mund të përdoret nga çdo mjet, por për çdo shkelje qytetarët mund të denoncojnë me foto përmes Komisariatit Dixhital.

Ministria e Brendshme bën të ditur se që nga krijimi i aplikacionit ‘Komisariati Dixhital”, 181,208 denoncime janë bërë nga qytetarët për shkelje të rregullave nga ana e drejtuesve të automjeteve.

”Korsia e emergjencave nuk mund të përdoret nga çdo mjet. Edhe nëse nuk ka aty një patrulle policie, mjafton denoncimi me foto përmes Komisariatit Dixhital në anonimitet dhe shkelja ndëshkohet. 181,208 denoncime nga qytetarët, që nga krijimi i aplikacionit. Komisariati Dixhital – Policia në dorën tënde”, apelon ministria e Brendshme.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAntiinformaliteti në sektorin hidrokarbur/ Abuzime nga 10 kompani, detyrimi i munguar rreth 129 milionë lekë
Artikulli tjetërFoto/Shahini shpërndan libra falas për nxënësit e klasave të pesta