Ballina Flash

Foto/Shahini shpërndan libra falas për nxënësit e klasave të pesta

TIRANË, 8 shtator/ATSH/Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka takuar disa nga nxënësit e klasave të pesta me rezultate të arrira në mësime ndërsa i ka shpërndarë librat falas në prag të nisjes së vitit të ri shkollor.

“Nxënësit e klasave të 5-ta, për herë të parë kanë mundësinë t’i marrin falas librat shkollorë e për disa prej tyre që kanë shkëlqyer në mësime, nuk mund të rrija pa i përgëzuar”, shprehet Shahini.

Shahini ka ndarë edhe një mesazh për të gjithë nxënësit. “Shume suksese dhe mos harroni se librat janë miqtë tuaj më të mirë, ndaj kujdesuni për ta”, -ka përfunduar ajo.

Ndërsa vitin e kaluar rreth 125 mijë nxënës nga klasat e para deri në klasat e katërta kanë përfituar libra falas, për vitin e ri shkollor 2019-2020 numri i përfituesve është rritur në 155 mijë, pasi kësaj skeme i janë shtuar edhe nxënësit e klasave të pesta.

Shpërndarja e librave falas ka nisur më 2 shtator. /z.t/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Komisariati Dixhital”, mbi 181 mijë denoncime nga qytetarët
Artikulli tjetërFOTO/Ndërhyrje rrënjësore për pastrimin e lumit Gjanica