BUENOS AIRES, 4 shtator /ATSH-DPA/ Presidenti i Venezuelës, Nicholas Maduro urdhëroi kryerjen e manovrave ushtarake në kufirin fqinj me Kolumbinë.
“Nëse do që të kesh paqe dhe sovranitet, atëherë duhet të jesh i përgatitur për t’i mbrojtur ato”, u shpreh ai gjatë një fjalimi në Karakas.
Maduro hodhi poshtë pretendimet e presidentit kolumbian, Ivan Duque, sipas të cilit Venezuela po mbronte ish-komandantë të FARC-ut, duke thënë se “tani ata duan të krijojnë prova të rreme për të sulmuar Venezuelën dhe për të filluar një konflikt ushtarak me vendin tonë”.
Për shkak të tensioneve midis dy shteteve fqinje, Maduro i ka vënë në gjendje alarmi tërë trupat kufitare dhe njoftoi për kryerjen e një sërë manovrave ushtarake, gjatë periudhës 10-28 shtator./ /ervo/ a.jor.























