Tiranë, vendosen semaforë LED në kryqëzimet kryesore përgjatë Unazës

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Kryqëzimet kryesore përgjatë Unazës tashmë janë pajisur me semaforë LED, falë investimit të bashkisë së Tiranës për vendosjen e këtyre semaforëve në rrugët e kryeqytetit, si dhe konfigurimin e tyre.

Pas rregullimit të sinjalistikës dhe vijëzimeve në disa rrugë të Tiranës, ekipi i mirëmbajtjes së rrugëve është kujdesur për vendosjen e semaforëve të rinj edhe përgjatë Unazës.

Ndërkohë nga Drejtoria e Transportit (Salla e Kontrollit të Trafikut) po bëhet programimi i semaforëve dhe po vendosen numëratorë kohe, llampadarë flesh, llampadarë këmbësori dhe llampadarë biçiklete.

Më përpara këta semaforë kanë qenë inkandeshentë, ndërsa tani, sipas bashkisë së Tiranës po investohet në mënyrë që të ndërrohen të gjithë në LED, për të krijuar më shumë lehtësi për këmbësorët, çiklistët dhe shoferët, si dhe për të disiplinuar trafikun. z.tosku/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.