KOPENHAGË, 29 gusht /ATSH-AFP/ – Europa po përjeton një shpërthim të rasteve të fruthit dhe kjo sëmundje është rishfaqur në katër vende mes të cilave Britania e Madhe, ka ngritur shqetësimin OBSH-ja duke bërë thirrje për shtimin e vaksinimit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë raportoi për 89,994 raste të fruthit në 48 vende europiane, gjatë gjysmës së parë të vitit 2019, më shumë se dyfishi i së njëjtës periudhë të vitit të kaluar (44,175) dhe tashmë më shumë sesa i gjithë viti 2018 (84,462).
“Rinisja e përhapjes së fruthit është një problem shqetësues. Nëse nuk arrijmë të krijojmë dhe mbajmë një nivel mbulimi vaksinor të lartë në secilin komunitet, fëmijët dhe të rriturit do të pësojnë vuajtje të panevojshme dhe disa do të humbin jetën”, paralajmëroi Günter Pfaff, presidenti i Komitetit Rajonal për Verifikimin e Zhdukjes së Fruthit dhe Rubeolës.
Mbi bazën e shifrave të vitit 2018, sëmundja nuk konsiderohet më “e eleminuar” në Britaninë e Madhe, Greqi, Republikën Çeke dhe Shqipëri. /evokopola/























