Ballina Ekonomi

Durrës/ Përpunohen rreth 29 mijë tonë mallra, 7 anije në pritje në radë

TIRANË, 28 gusht/ATSH/ Në kalatat portuale vijon me ritëm të lartë përpunimi i volumit të mallrave edhe përgjatë kësaj jave.

Ditën e sotme sasia e përgjithshme e mallrave që po përpunohen në portin më të madh të vendit arrin në 28.994 tonë.

“Dy anije po shkarkojnë 8337 tonë grurë, ndërsa një tjetër e akostuar në kalatën 11 po shkarkon 20657 tonë skrap. Në radë ndodhen tri anije, ndërsa 5 anije të tjera priten në orët në vijim të mbërrijnë në portin e Durrësit”, bën të ditur Autoriteti Portual Durrës.

APD ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e punës dhe krijimin e kushteve të nevojshme për përpunim të shpejtë dhe efikasitet në shërbimet portuale. /k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Stoltenberg: Në rast të ndonjë sulmi kibernetik do të përdoret neni 5 i NATO-s
Artikulli tjetërDurrës/ Mbi 221 mijë udhëtarë dhe 53 mijë autovetura me tragete në gusht