Ballina Bota

ROMË – Salvini: Italia të mos humbasë kohë

ROMË, 22 gusht /ATSH-ANSA/ – Italia nuk mund t’i lejojë vetes të humbasë kohë me një qeveri që zihet, theksoi lideri i Ligës, Matteo Salvini, në “Quirinale” pas konsultimeve me presidentin e republikës.

“Zhvillova një bisedë të bukur, jam i lumtur që jam në krye të një force të bashkuar. Kemi zgjedhur t’i tregojmë italianëve ato që nuk shkojnë”, tha Salvini.

“Një marrëveshje kundër, mes PD-së (e majtë) dhe L5Y-së (Lëvizja 5 Yjet), është politika e vjetër. Nuk mendoj se Italia ka nevojë për një qeveri kundër”, vazhdon lideri i Ligës në përfundim të konsultimeve me presidentin italian, Sergio Mattarella. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkia e Beratit, ndërhyrje në çdo lagje
Artikulli tjetërITALI – Di Maio: Janë zhvilluar kontakte për mazhorancë solide