Ballina Flash

Bashkia e Beratit, ndërhyrje në çdo lagje

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Bashkia e Beratit po vijon me aksionin e pastrimit nga qendra e deri në zonat periferike të saj duke ndërhyrë në çdo cep të qytetit.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo është shprehur se pastrimi do të vazhdojë në çdo lagje. Dy ditët e fundit, pastrimi është shtrirë në lagjen “Çlirimi”, të njësisë administrative nr. 1.

“Ne do bëjmë maksimumin që të prekim çdo cep të qytetit, por është shumë e rëndësishme që banorët të bëhen pjesë e kësaj nisme duke i mbajtur pastër hapësirat e tyre publike”, – thotë Demo.

Kryetari i bashkisë ka shprehur angazhimin që aksioni i pastrimit do të shtrihet në çdo pikë turistike për ta bërë qytetin më të pastër, më të jetueshëm dhe tërheqës për të gjithë. /z.tosku/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPlagosja me armë zjarri në Tiranë, policia identifikon autorin
Artikulli tjetërROMË – Salvini: Italia të mos humbasë kohë