Ballina Bota

STUDIM – Dëborë plastike në Alpe dhe Arktik

UASHINGTON, 15 gusht /ATSH-AFP/ – Grimca të vogla plastike, të transportuara nga era dhe që bien më pas në formën e dëborës, u zbuluan në Arktik dhe Alpe, sipas një studimi që kërkon të zhvillohen kërkime urgjente për të vlerësuar rreziqet sanitare të këtij zhvillimi.

Ne e dimë tashmë që miliona tonelata mbetje plastike zhvendosen nëpër lumenj dhe oqeane, ku dekompozohen në copëza më të vogla nën veprimin e dallgëve dhe të rrezeve ultravjollcë të Diellit.

Por një studim i ri i publikuar të mërkurën ka zbuluar se copëza plastike mundet gjithashtu të transportohen në distanca të mëdha në atmosferë.

Këto mbetje që janë më të vogla se pesë milimetra më pas bien shumë larg nga vendi i tyre i origjinës në formën e reshjeve, veçanërisht të dëborës, zbuluan shkencëtarët e “Institutit Gjerman Alfred Wegener” dhe të Institutit Zviceran të kërkimit mbi dëborën dhe ortekët. /G.S/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Bulevardi “Ismail Qemali” në Vlorë, Rama: Pas dekadash degradimi, rritet fuqia tërheqëse e qytetit turistik
Artikulli tjetërRUSI – Zbulohet një bombë e LIIB-së poshtë Kremlinit