MOSKË, 15 gusht /ATSH-DPA/ – Autoritetet ruse kanë hequr një bombë të pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore nga Kremlini, në zemër të Moskës, njoftoi sot media shtetërore.
Kremlini është qendra e pushtetit politik dhe rezidenca e liderit të Rusisë.
Gjatë viteve 1941-1942 Beteja e Moskës, forcat naziste gjermane bombarduan qytetin. Kjo betejë përfundoi me një fitore të Bashkimit Sovjetik, duke kthyer situatën në Fornitn Lindor.
Bomba u zbulua thellë poshtë Kremlinit gjatë gërmimeve arkeologjike. /G.S/














