Ballina Bota

FOKUS – Lufta tregtare ul ndjeshëm investimet kineze në Europë

MYNIH, 12 gusht /ATSH-DPA/ – Investimet kineze në Europë kanë rënë 80% në gjysmën e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, sipas një studimi nga gjiganti i konsulencës ”Ernst & Young” (EY).

”Kina investoi 2,4 miliardë dollarë në ndërmarrjet europiane në gjashtë muajt e parë të 2019, përfshirë 81 blerje dhe blerje aksionesh”, tha EY.

Studimi zbuloi se Kina nuk kishte bërë ndonjë blerje të madhe në Gjermani dhe se kishte investuar vetëm 505 milionë dollarë atje.

Në vitin 2018, ekonomia më e madhe e Azisë investoi 10 miliardë dollarë në Gjermani.

Firma e konsulencës sheh konfliktin e vazhdueshëm tregtar SHBA-Kinë, i cili ka bërë që ekonomia e Kinës të ngadalësohet, si arsyen kryesore për këtë rënie.

Në vitin 2016 Kina investoi në Europë 85 miliardë dollarë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakARKEOLOGJI – Gjendet fosili i papagallit më të madh në botë
Artikulli tjetërCilësia e karburanteve/Në 6 muaj kontroll në 3459 subjekte, penalizim për 44 prej tyre