UASHINGTON, 7 gusht /ATSH-AFP/ – Grupi i Shtetit Islamik po rishfaqet në Siri, ndërkohë që SHBA-ja po tërheq trupat nga vendi, theksoi sot një inspektor i përgjithshëm i Pentagonit në një raport.
“Edhe pse ka humbur kalifatin e tij territorial, Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri ka rritur kapacitetet kryengritëse në Irak dhe ka rifilluar aktivitetet në Siri këtë tremujor”, konfirmon dokumenti.
”Shteti Islamik ka mundur të rigrupojë dhe mbështesë operacionet në dy vende sepse forcat lokale mbeten të paafta për të mbajtur operacionet afatgjata, për të drejtuar operacione të ngjashme apo për të ruajtur territorin që kanë pastruar”, shton ai.
Rishfaqja e grupit të Shtetit Islamik në Siri ndodhi kur Uashingtoni u tërhoq pjesërisht nga vendi, një vendim i marrë kundër mendimit të Forcave Demokratike Siriane (FDS) mbështetur nga SHBA-ja, që kërkon më shumë formacion dhe ekipe për operacionet anti-kryengritëse.
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi në fund të vitit 2018 tërheqjen e pjesës më të madhe të rreth 2 000 ushtarëve amerikanë në verilindje të Sirisë duke shpallur një fitore totale kundër organizatës xhihadiste, një vendim që detyroi ministrin e Mbrojtjes, Jim Mattis të jepte dorëheqjen./ /ec/ a.jor.













