Ballina Bota

FOKUS – Trump: Dënim me vdekje për autorët e masakrave masive

UASHINGTON, 6 gusht /ATSH-ANSA/ – Urrejtja nuk duhet të ketë vend në Amerikë, deklaroi presidenti amerikan, Donald Trump në fjalimin e tij drejtuar kombit pas masakrave në El Paso dhe Dayton.

Ai njoftoi se kishte urdhëruar Departamentin e Drejtësisë të hartonte legjislacionin që parashikon dënimin me vdekje për krimet e urrejtjes dhe masakrat masive.

“Tërheqja e këmbëzës është urrejtje mendore dhe paaftësi dhe nuk do të tolerojmë aspak”, shtoi presidenti Trump./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Krahu i Operacioneve Speciale ajrore amerikane stërvitje në Shqipëri
Artikulli tjetërJAPONI – Përkujtohet 74-vjetori i tragjedisë së Hiroshimës