MOSKË, 5 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin i kërkoi sot SHBA-së dialog serioz për shmangien e kaosit, pas përfundimit më 2 gusht të traktatit për çarmatimin bërthamor, INF, nënshkruar mes Moskës dhe Uashingtonit.
Ai paralajmëroi kundër një gare për armatime të pakufizuara.
“Për të shmangur një kaos ku nuk ka asnjë rregull, kufizim apo ligj, duhet të reflektojmë edhe një herë për të gjitha pasojat e rrezikshme të mundshme dhe të fillojmë një dialog serioz”, theksoi presidenti rus, Putin në një deklaratë të publikuar nga Kremlini./ /ec/ a.jor.






















