“Inter”-Dzeko, Marotta gati 20 milionë euro për të bindur “Romën”

TIRANË, 3 gusht/ATSH/- “Inter” ka nisur “sulmin” për të siguruar sulmuesin e “Romës” Edin Dzeko, për të cilin Drejtori i Përgjithshëm i “Interit” Beppe Marotta ka gati 20 milionë euro.

Sipas “Sportmediaset”, pasi verdhe-kuqtë refuzuan 15 milionë euro për boshnjakun, zikaltërit u tërhoqën fillimisht nga blerja e sulmuesit, duke u hedhur në objektiva të tjera, por duke parë vështirësinë e tyre, tashmë “Inter” është gati të rrit ofertën për shtatlartin e verdhe-kuqve. Kështu për të rritur ofertën nga 15 milionë në 20 milionë euro, shto këtu dhe rrogën që do të përfitojë 33 vjeçari, atëherë “Inter” është duke kapitalizuar të ardhura përmes transferimit të dy të rinjve në Angli. Bëhet fjalë për Coluidio e Puscas, respektivisht po transferohen të “Leeds” dhe “Birmingham”. Menjëherë pas zyrtarizimit të këtyre transferimeve, “Inter” do trokas te zyrat e “Romës” për të ofruar 20 milionë euro për sulmuesin shtatlartë, i cili në rast transferimi te “zikaltërit” do të nënshkruar një kontratë 3-vjeçare dhe do të përfitojë 4 milionë euro në sezon.

Dzeko do të ishte blerja e parë në sulm për “Interin” që në dispozicion ka dhe Lautraro Martinez, ndërsa nuk përjashtohet dhe blerja e një sulmuesi tjetër, pasi Icardi siç dihet është drejt largimit dhe i gjithë sezonit nuk mund të përballohet vetëm nga dy sulmues.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.