Rama-bizneseve: Do ta paguani me qimet e kokës këtë lojë, o do futeni në rreshtin e ligjit ose do mbeteni me gisht në gojë

TIRANË, 3 gusht /ATSH – I. Vata/ – Në kuadër të luftës kundër informalitetit i shtrirë në të gjithë vendin, Administrata Tatimore ka penalizuar një tjetër hotel për mos dhënie të kuponit tatimor.

Duke publikuar ketë rast, kryeministri Edi Rama deklaron se të gjithë ata që nuk presin kuponin tatimor, nuk respektojnë ligjin dhe fusin duart në xhepin e njerëzve dhe të arkës së shtetit, do të ketë zero tolerancë.

“Koka bën koka pëson dhe nuk thotë kot populli, tahmaja e madhe te le pa gjë. Vazhdoni bosa vazhdoni, luani si miu me macen me shtetin e me konsumatorin, se do ta paguani me qimet e kokës këtë lojë; kush më shpejt e kush më vonë, o do futet në Rreshtin e Ligjit dhe s’do prekë lekët e popullit që ka brenda kuponi për çerdhe, kopshte, shkolla, ambulanca, spitale, o do mbetet me gisht ne gojë”, shprehet Rama.

Gjithashtu, Rama thekson se do të ketë “zero tolerancë për këdo që fut duart në xhepat e njerëzve sa majtas e sa djathtas dhe prek arkën e shtetit”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.