Ballina Flash

Zjarret në pyje e kullota/Bashkia e Beratit: Shkaktarët do t’i nënshtrohen ligjit

TIRANË, 29 korrik/ATSH/- Bashkia e Beratit i bëri thirrje sot të gjithë banorëve se shkaktarët e zjarreve dhe çdo kundravajtës tjetër do t’u nënshtrohen sanksioneve ligjore për dëmtime të qëllimshme në pyje dhe kullota.

Kjo thirrje vjen pas situatës së krijuar gjatë ditëve të nxehta nga zjarret në sipërfaqet pyjore dhe kullotat, (siç ishte rasti i datës 27.07.2019 në fshatin Roshnik i Vogël, Njësia Administrative Roshnik, ku nga zjarri i rënë u dogj një sasi e konsiderueshme pemësh, kryesisht ullinj).

Bashkia e Beratit i bën thirrje të gjithë qytetarëve të saj që të jenë të kujdesshëm në këto ditë të nxehta dhe për çdo rast të shfaqjes së zjarreve, të njoftojnë në numrat e kontaktit./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKrujë/ E para qendër me shërbime të integruara socio-shëndetësore
Artikulli tjetërBM – Johnson nis fushatën më të madhe të propagandës që nga LIIB