Ballina Flash

Fier, kapet një 30-vjeçar shpërndarës heroine

TIRANË, 10 Korrik /ATSH/ – Policia e Fierit ka goditur një rast të trafikut të drogërave të forta. Në pranga të policisë ka rënë një 30-vjeçar nga Patosi.

Policia bën të ditur se u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S.S, 30 vjeç, banues në Patos.

Pas informacioneve të mara në rrugë operative se ky shtetas shpërndante në qytetin e Fierit lëndë narkotike të llojit heroinë në formë dozash, u ushtrua kontroll personal dhe gjatë kontrollit ju gjetën me vete 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTAJVAN – Pentagoni miraton shitjen e armëve Tajvanit, pavarësisht kundërshtimit kinez
Artikulli tjetërGjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Ilir Mustafaj do t’i nënshtrohet Vetingut