Ballina Bota

VJENË – IAEA: Irani ka pasuruar uranium mbi nivelet e lejuara

VJENË, 8 korrik /ATSH-AFP/ – Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) konfirmoi sot se Irani ka filluar të pasurojë uraniumin në një nivel më të lartë nga ai i autorizuar nga marrëveshja e arritur në vitin 2015 me fuqitë e mëdha.

“Inspektorët e Agjencisë verifikuan më 8 korrik se Irani ka pasuruar uranium përtej masës 3,67%”, njoftoi një zëdhënës i agjencisë në një komunikatë.

Teherani kishte njoftuar gjatë ditës së sotme se ka pasuruar uranium të paktën në nivelin 4,5%, në përgjigje të rivendosjes së sanksioneve amerikane./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakQendra e Kreativitetit, projekt madhor për kulturën në Korçë
Artikulli tjetërBasha: 30 qershori, referendum kundër së keqes