Qendra e Kreativitetit, projekt madhor për kulturën në Korçë

TIRANË, 8 korrik/ATSH/ Qendra e Kulturës dhe Kreativitetit në Korçë është një investim madhor që do të sjellë risi dhe frymë modernizmi në qendrën e qytetit.

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo u shpreh se “vazhdon puna për realizimin e një prej projekteve më madhore për kulturën në Korçë”.

Së shpejti, tha ai, “kjo godinë në qendër të qytetit do të ofrojë hapësira dhe kushte bashkëkohore për zhvillimin e eventeve artistike dhe ideve kreative”.

Qendra Kulturore është konceptuar të jetë një godinë tërësisht e re, me funksion qendër kulture dhe kreativiteti ku akomodohen galeria e arteve figurative, biblioteka e re moderne e qytetit dhe hapësira për organizim eventesh kulturore, në shërbim edhe të promovimit të talenteve të reja të qytetit.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.