Ballina Bota

KANADA – Rreth 2,9 milionë klientë të një banke viktimë e hakerave

OTAVA, 20 qershor /ATSH-AFP/ – Rreth 2,9 milionë klientë të bankës kanadeze ‘’Desjardins’’ kanë rënë viktimë e vjedhjes së të dhënat personale, njoftoi sot ky institucion, duke konfirmuar se pirateria ishte kryer nga një punonjës i brendshëm.

‘’Banka e parë në Kanada, dhe e pesta në botë me një kapital prej 304 miliardë dollarë kanadezë (204 miliardë euro) me rreth shtatë milionë klientë të përqendruar kryesisht në Kebek, kompania Desjardins konstatoi një ndërhyrje të dyshimtë në sistem në muajin dhjetor, por të premten e kaluar u vu në dijeni nga policia për këtë vjedhje në shkallë të gjerë’’, pohoi drejtori i përgjithshëm i bankës, Guy Cormier.

Të dhënat personale të 2,9 milionë klientëve u janë transmetuar personave jashtë kompanisë. Më konkretisht, bëhet fjalë për të dhënat e 2,7 milionë klientëve specialë dhe 173 000 klientë nga rrethi biznesit’’, sipas një komunikate të bankës së parë të Kebekut.//v.b/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha po punon kundër interesit të vendit
Artikulli tjetërXhaçka: Procedurat për shkarkimin e Presidentit mund të mbyllen javën tjetër