TIRANË, 20 qershor /ATSH/- Autostrada Adriatiko-Joniane, rruga e Shtatë, Rruga e Arbrit dhe rruga e Vlorës, janë katër projekte të tjera prioritare në ndërtim dhe disa të tjera vetëm në përgatitjen si projekte, që plotësojnë kuadrin e strategjisë kombëtare të transportit rrugor.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, u shpreh sot në seancën plenare të Kuvendit se, “përmirësimi i infrastrukturës rrugore është prioritet i qeverisë tonë, për ta sjellë këtë rrejt në parametra europiane duke ndikuar drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit e në mënyrë të veçantë në zhvillimin e turizmit si një prej objektivave kryesorë të qeverisë Rama”.
Një rrjet rrugor i pa zhvilluar shoqërohet me performacë ekonomike dhe cilësi jete jo optimale dhe si rrjedhojë kërkon mënyra për ta zhvilluar rrjetin rrugor dhe lidhjet e tjera të transportit në mënyrë që të përmbush nevojat ekonomike, politike dhe sociale të vendit.
Balluku tha se, projektet e infrastrukturës rrugore janë prioritet në strategjinë e transportit dhe plani kombëtar i veprimit 2016-2020, pjesa më e madh e investimeve të bëra deri tani janë drejtuar në infrastrukturën rrugore dhe ndërtimin e korridoreve kryesore ndërlidhëse. Me qëllim integrimin e tyre në rrjetet e infrastrukturës të Ballkanit dhe Sistemin e Transportit Paneuropian”.
Eenergjia është një tjetër sektor që ka tërhequr vëmendjen e investitorëve të rëndësishëm të huaj por edhe vendas.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha sot se, “Projektet koncesionare në sektorin e energjisë kanë për qëllim rritjen e prodhimit të energjisë elektrike si dhe diversifikimin e burimeve energjetike. Ne kemi gjithnjë mungesë të energjisë në periudhën e thatësirës dhe qeveria detyrohet të blejë, të importojë energji, që padyshim krijon debi në buxhetin e shtetit, ndaj sot diversifikimi i burimeve të energjisë është në fokus të punës së dikasterit tonë”.
Përveç parkut fotovoltaik në Akërni të Vlorës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po shqyrton një sërë projektesh private për parqe të prodhimit të energjisë nga dielli, por edhe investime në drejtim të parqeve eolike.
Potenciali hidroenergjetik është një burim i rëndësishëm kombëtar dhe ne do të vazhdojmë të përmbushim kërkesën kombëtare me energji dhe për të ruajtur pavarësinë tonë të furnizimit me energji elektrike, prioritet është shfrytëzimi edhe i potencialeve alternative.
Në strategjinë 2018-2020 MIE po punon për krijimin e parqeve e fotovoltaik, eolike dhe ndërtimin e tre teceve. Balluku foli dhe për ecurinë e procedurës koncesionare për Termocentralin e Vlorës, duke theksuar se për projektin po punojnë fort me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje teknike të qëndrueshme të funksionimit me gaz.
Dy oferta të vlefshme nga kompani ndërkombëtare për Termocentralin e Vlorës me koncesion.
“Jemi në proces vlerësimi të ofertave për dhënin e Termocentralit të Vlorës me koncesion. Dy prej të cilave janë të vlefshme dhe janë kompani të mëdha të mirënjohura në fushën ndërkombëtare dhe shpresojmë të mbyllim me sukses, duke shuar një burim tjetër të prodhimit të energjisë nga gazi, që nuk ka as varësi nga koha siç e kanë ato të tjerat”, – tha Balluku, ndërsa vuri në dukje se kjo procedurë është konform të gjitha rregullave dhe transparencës së plotë.
Çmimi i energjisë ka vite që për shkak të politikave sociale të kësaj qeverie qëndron i pa lëvizur.
Duke folur për çmimin e energjisë, Balluku tha se, çmimi i energjisë ka vite që për shkak të politikave sociale të kësaj qeverie qëndron i pa lëvizur, pavarësisht se shpesh na është dashur të përballemi edhe me kërkesa të Komitetit të Energjisë për liberalizimin e këtij tregu dhe na duhet që të ruajmë shërbimet, cilësinë dhe të mos i krijojmë absolutisht përfituesit fundor, qytetarëve as edhe një lloj peshe më të madhe financiare”.
e.xh/ /a.g/























