Ballina Bota

TEKNOLOGJI – FB hedh në treg kriptovalutën

NJU JORK, 19 qershor /ATSH-AA/- Rrjeti social Facebook njoftoi se në vitin 2020 do të fusë në treg kriptovalutën e tij.

Në një njoftim nga Facebook bëhet e ditur se kriptovaluta, që do të hidhet në treg vitin e ardhshëm do të quhet “Libra” dhe do të mbështetet edhe nga sistemet e pagesave si Mastercard dhe Visa.

Facebook thekson se përveç kriptovalutës do të krijohet edhe portofol dixhital, ku përdoruesit do të mund të transferojnë “Libra” sikur janë duke dërguar mesazhe.

Në kuadër të shërbimit të ri synohet që përdoruesit e rrjetit social të mund të realizojnë kursime, shpenzime dhe transferta parash./  /os/ /em/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj: Heroizmi i luftëtarëve të Llapit i dha kuptim përpjekjeve tona për liri
Artikulli tjetërBraçe: Voltana Ademi një keqbërëse që po i vë zjarrin shkollave të Shkodrës, të përballet me ligjin