NJU JORK, 19 qershor /ATSH-AA/- Rrjeti social Facebook njoftoi se në vitin 2020 do të fusë në treg kriptovalutën e tij.
Në një njoftim nga Facebook bëhet e ditur se kriptovaluta, që do të hidhet në treg vitin e ardhshëm do të quhet “Libra” dhe do të mbështetet edhe nga sistemet e pagesave si Mastercard dhe Visa.
Facebook thekson se përveç kriptovalutës do të krijohet edhe portofol dixhital, ku përdoruesit do të mund të transferojnë “Libra” sikur janë duke dërguar mesazhe.
Në kuadër të shërbimit të ri synohet që përdoruesit e rrjetit social të mund të realizojnë kursime, shpenzime dhe transferta parash./ /os/ /em/ a.jor.
