TIRANË, 19 qershor /ATSH/ – Në kuadër të sezonit turistik veror 2019 dhe në zbatim të politikave të Ministrisë së Kulturës për promovimin e vlerave të kulturës, artit dhe trashëgimisë kulturore, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës ka nisur prej disa javësh një fushatë për rinovimin e tabelave informuese.
Ditët e fundit DRKK Durrës si rezultat i bashkëpunimit të Bashkisë së Durrësit dhe Drejtorisë së Rrugëve vendosën tabela për sitet arkeologjike dhe monumentet e qytetit, për një orientim më të mirë të turistëve dhe vizitorëve gjatë këtij sezoni turistik.
Të gjithë duhet të përkujdesen t’i mirëmbajnë këto tabela, pasi i ofrojnë shërbim shumë herë më të mirë turistëve, të cilët duan të njihen me historikun dhe vlerat e trashëgimisë sonë kulturore.
Sipas DRKK Durrës, kujdesi, mirëmbajtja dhe promovimi i trashëgimisë sonë kulturore është një mision i përbashkët për t’i përçuar këto pasuri, në mënyrën e duhur edhe tek brezat e ardhshëm. /a.a/ /a.g/























