Ballina Ekonomi

Titulli i licencës për çdo sipërmarrje tashmë online përmes E-Albania

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ – Çdo sipërmarrje nga sot mund të marrë titullin e lejes/licencës me vlerë ligjore për subjektin që ka në zotërim përmes shërbimit elektronik në portalin E-Albania.

Kjo u bë i ditur sot nga Kryeministri Edi Rama, i cili e cilëson një lajm shumë të mirë për bizneset.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë për çdo sipërmarrje që tanimë tek e-Albania, vetëm me një klik ka në dorë në kohë reale kopjen e titullit ose licencës me vlerë ligjore për subjektin që ka nën zotërim, ju uroj një ditë të mbarë”, thekson Rama.

“Ju nevojitet kopje e titullit të lejes/licencës së subjektit tuaj? Nuk ka më nevojë të paraqiteni pranë sporteleve të Qendrës Kombëtare të Biznesit. Prej sot dokumentin e siguroni online dhe me vlerë ligjore përmes shërbimit elektronik “Lëshim i titullit të licencës/lejes”në portalin E-Albania”, thuhet në videon e publikuar nga Kryeministri Rama.

Titulli i lejes/licencës ofrohet online me vulë elektronike për 7 lloje lejesh dhe 87 lloje licencash. Më shumë E-Shërbime me vulë elektronike më tepër lehtësi për bizneset.

Portali E-Albania po bëhet gjithnjë e më shumë i frekuentuar nga qytetarët. Nga të dhënat e publikuara së fundi gjatë muajit maj në portalin qeveritar janë regjistruar pothuaj 2.5 milionë vizita.

/k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ 877 turistë me dy kroçera, vizita në qendra historike dhe arkeologjike
Artikulli tjetërBonusi i bebeve – Përfitojnë edhe fëmijët e qytetarëve shqiptarë të lindur jashtë vendit