Ballina Flash

Këshilla për një nxirje të përsosur në këtë sezon veror

TIRANË, 18 qershor /ATSH/ – Të gjithë duam që të kemi nxirjen perfekte dhe të kemi ngjyrën çokollate për tu dukur sa më bukur në bregdet ose pishina.

Ja disa këshilla për një nxirje të përsosur:

Mos u ekspozoni gjatë orëve të nxehta të ditës.

‘Sa më shumë të qëndroj në diell, aq më shumë do të nxihem’. Këshillohet që të shmangni ekspozimin në diell nga ora 12:00-16:00.

Ndryshoni vazhdimisht pozicion

Në qoftë se bëni pjesën në kategorinë e njerëzve që nuk ndryshojnë vend gjatë tërë kohës që ekspozohen në diell, nuk e keni punën mirë. Për të marrë ngjyrë duhet që të ndryshoni vazhdimisht pozicion.

Në qoftë se doni një nxirje fantastike që zgjat në kohë, duhet të eliminoni paraprakisht qelizat e vdekura nga lëkura. Për këtë arsye ju vjen në ndihmë skrabi.

Hidratohuni gjatë gjithë ditës dhe ushqehuni shëndetshëm

Hidratimi i vazhdueshëm gjatë gjithë ditës ndihmon të ruani ekuilibrin e lagështisë së trupit dhe të merrni rrezet në mënyrë të njëtrajtshme. Shtoni konsumin e ushqimeve që përmbajnë vitamina E, C dhe A. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Inspektime në kishën e Shën Todrit, Lushnjë
Artikulli tjetërMeta: Institucionet të zbatojnë ligjin me përgjegjshmëri