Ballina Bota

GJERMANI – Gjendet një bombë e LIIB pranë qendrës së Berlinit

BERLIN, 14 qershor /ATSH-DPA/ – Një bombë 100-kilogramëshe e epokës së Luftës së Dytë Botërore u zbulua pranë sheshit të famshëm të kryeqytetit gjerman “Alexanderplatz” gjatë disa punimesh ndërtimi, njoftoi sot policia në “Twitter”.

“Bomba do të çaktivizohet gjatë ditës”, tha policia duke shtuar se përgatitjet kanë filluar.

Ky operacion mund të sjellë çrregullime të trafikut gjatë natës për shkak të mbylljes së rrugëve.

Bomba u gjend në kryqëzimin mes rrugëve “Voltairestrasse” dhe “Dircksenstrasse”. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama, thirrje kryebashkiakëve demokratë: Mos nxirrni pengesa për zgjedhjet, referojuni ligjit
Artikulli tjetërBalilaj: Vijojmë programin e investimeve strategjike edhe në 4 vitet e ardhshme