TIRANË, 7 qershor /ATSH/ – Diskutimet dhe problematikat e shprehura nga qytetarët do të jenë baza e programit elektoral për bashkinë e Shkodrës.
Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës, Vladrin Pjetri bashkë me drejtuesin politik të Qarkut Shkodër, deputetin Ditmir Bushati, zhvilluan një takim në ZAZ 3 me pjesëtarë të Partisë Socialiste Shkodër.
“Dëgjuam dhe diskutuam për larmishmërinë e problematikave që kanë këta qytetarë. Këto diskutime dhe jo vetëm, janë baza e programit elektoral që po ndërtojmë”, tha Pjetri.
/gj.mima/j.p/























