Ndalohen 6 punonjës të burgut të Peqinit, vepruan në kundërshtim me skemën e sigurisë

TIRANË, 7 qershor/ATSH/ – Shërbimi i kontrollit të brendshëm në burgje, në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit gjyqësor Elbasan, kanë arrestuar në flagrancë 6 punonjës në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit Penal, Peqin, pasi dyshohet se kanë kryer veprime që bie në kundërshtim me skemën e sigurisë.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Burgjeve, të ndaluarit janë, F.K (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin); J.C (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin); L.C (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin);  A.T (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin); B.K (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin); Y.P (me detyrë punonjës i rolit bazë, grup i sigurisë dhe shoqërimit pranë IEVP Peqin)

Arrestimi i tyre u bë për shkak se gjatë shoqërimit të të paraburgosurve në gjykatë kanë mbajtur telefona celularë dhe vlera monetare me vete, veprim ky që bie në kundërshtim me skemën e sigurisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale nga ana e Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje, rezultoi se këta shtetas kanë konsumuar veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.