Ballina Bota

GJERMANI – Parlamenti lehtëson rregullat për dëbimin e migrantëve

BERLIN, 7 qershor /ATSH-DPA/ – Parlamenti gjerman miratoi rregulla të reja për të lehtësuar zbatimin e rregullave të dëbimit të migrantëve të jashtëligjshëm.

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer iu drejtua Bundestagut përpara votimit se “detyrimi për t’u larguar nga vendi duhet të ndiqet deri në largimin e vërtetë”.

Partitë e pakicave të opozitës, duke përfshirë Sun Linke dhe të Gjelbrit, kanë akuzuar social-demokratët (SPD), partnerin e vogël të koalicionit qeverisës se kanë votuar kundër parimeve të tyre.

Anëtari i të Gjelbërve në Bundestag, Filiz Polat, iu referua kësaj si një “ditë e zezë për demokracinë”./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKPK, seancë dëgjimore me kryegjyqtarin e Apelit Civil në Shkodër, Fuat Vjerdha
Artikulli tjetërShkodër, Pjetri: Problemet e qytetarëve, baza e programit elektoral