UASHINGTON, 6 qershor /ATSH-AFP/ – Numri i rasteve me fruth që nga fillimi i vitit në SHBA ka kaluar nivelin e 1 000, njoftuan sot autoritetet shëndetësore amerikane.
Ministri i Shëndetësisë, Alex Azar pohoi në një komunikatë se rasti i 1 000 i një sëmundje e cila mund të parandalohet si rasti i fruthit është një këmbanë alarmi për rëndësinë e vaksinimit.
‘’Nuk do të zgjatemi duke e përsëritur gjithë kohën, vaksinat janë një mjet i sigurt dhe shumë efikas për të parandaluar sëmundjen dhe për t’i dhënë fund epidemisë aktuale’’, shtoi ai.
Publikimi i rastit të 1 000-të vjen vetëm disa ditë pas paralajmërimit të autoriteteve shëndetësore në lidhje me rrezikun se SHBA-ja po humb statusin e saj të vendit i cili ka eliminuar fruthin.
Sëmundja u deklarua e eliminuar në 2 000 në vend, një zotim që u caktua në 1996 me qëllimin e vaksinimit./ /v.b/ a.jor.













