Pakti për Universitetin, 450 studentë ekselentë të punësuar në administratë

TIRANË, 6 qershor/ATSH/- Në kuadër të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës 459 studentë ekselentë u punësuan në institucionet e administratës shtetërore, brenda e jashtë shërbimit civil.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me disa të dhëna mbi këtë program, ku tregohet angazhimi i qeverisë për paktin me universitetet.

“Mirëmëngjes dhe me këtë tjetër angazhim të përmbushur të Paktit për Universitetin, ju uroj një ditë të mbarë”, thekson Rama.

“951 të rinj po zhvillojnë praktikën e punës me Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, ndërsa 200 praktikantë do të punësohen në përfundim të programit”, shprehet Rama.

Punësimi i studentëve ekselentë, është një nga prioritetet e Qeverisë shqiptare, e cila do të bëj që Administrata Publike të shkojë në nivele më të larta./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.