Ballina Aktualitet

SHBA dhe BE, mesazhe urimi shqiptarëve për Fiter Bajram

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Përfaqësues të selive diplomatike ndërkombëtare në Tiranë uruan sot festën e Fiter Bajramit për gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.

Me urimin Gëzuar Fiter Bajramin, Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca uroi që të sjellë kjo ditë e veçantë paqe, lumturi dhe prosperitet për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë”.

Edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë shprehu urimet më të mira për të gjithë ata që festojnë Fiter Bajramin.

“Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Eid Mubarak!”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane./m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIZRAEL – Shuhet zonja e parë e vendit, Nehama Rivlin
Artikulli tjetërTërmeti në Korçë/ Spirollari për ATSH: Mbështetje dhe strehim për të gjithë banorët