Ballina Bota

IZRAEL – Shuhet zonja e parë e vendit, Nehama Rivlin

Nechama Rivlin, 73 vjeçe, vdiq sot në mëngjes pas një beteje kundër një sëmundjeje respiratore, njoftoi sot zyra e presidentit të vendit.

Ajo vdiq në spitalin ”Beilinson”, në Petah Tikva.

Tre muaj më parë, ajo iu nënshtrua një operacioni.

Rivlin vuante nga fibroza pulmonare, që kërkon përdorimin konstant të bombulës së oksigjenit, që i vihej edhe gjatë ceremonive zyrtare, ku merrte pjesë së bashku me presidentin

“Në emër të të gjithë qytetarëve të Izraelit dhe bashkëshortes sime Sara, shpreh keqardhjen time të thellë për vdekjen e bashkëshortes së presidentit, Nehama Rivlin”, deklaroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Rivlin u lind në Moshav Herut, komunitet bujqësor në qendër të Izraelit. Prindërit e saj, Drora dhe Mendi, kishin emigruar nga Ukraina.

Në vitin 1971 ajo u martua me Reuven Rivlin dhe jetoi me të në Jeruzalem./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRonaldo pret Sarrin për një “Juventus” më sulmues
Artikulli tjetërSHBA dhe BE, mesazhe urimi shqiptarëve për Fiter Bajram