Ballina Flash

FOTO/Festa e Fiter Bajramit, besimtarët myslimanë falen në Sheshin “Skënderbej”

TIRANË, 4 qershor/ATSH/- Besimtarët myslimanë festojnë sot Fiter Bajramin pas 30 ditëve agjërim, lutje dhe adhurime. Një orë pas lindjes se diellit besimtarët myslimanë falën Namazin.

Që në orët e para të mëngjesit, besimtarë të shumtë falën Namazin e Fiter Bajramit në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, që njihet ndryshe edhe si festa e mbylljes se agjërimit.

Agjërim, që në gjuhën arabe do të thotë “përmbahem”, është një nga 5 shtyllat e fesë islame, dhe gjatë saj si i varfëri edhe i pasuri janë të barabartë.

I vendosur në krye të lumit të njerëzve që edhe këtë vit për mbylljen e muajit të sakrificës e bënë në Bulevard dhe jo në xhami, Myftiu i Tiranës Ylli Gura dha mesazhe vëllazërie.

Dita nisi herët me ndarjen e Sadaka Fitrit për të varfrit dhe më pas me grumbullimin në shesh.

Pas drekës së bollshme me familjen, dita mbyllet me vizita tek miqtë e të afërmit.

Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit. Namazi i Bajramit është obligim i domosdoshëm për çdo mysliman. Muhamedi i ka kushtuar rëndësi të veçantë duke i urdhëruar myslimanët që të falin këtë namaz. /k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – AKK: CDU duhet të qeverisë, pavarësisht SPD-së
Artikulli tjetërGJEOLOGJI – Në diamante gjenden mbetjet e oqeaneve antike