Ballina Aktualitet

Spiropali me banorët e prekur nga tërmeti në Korçë: Shumë shpejt dëmshpërblimet

TIRANË, 2 qershor/ATSH/- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali ishte sot në Floq dhe Qafëzezë, bashkë me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe lokale të qarkut Korçë, për të vizituat banorët e prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi këtë rajon. Gjatë takimit me banorët ajo garantoi se shumë shpejt, pas bërjes së bilancit do jepen dëmshpërblimet

“Akomodimi i menjëhershëm i banorëve në ambiente provizore, furnizimi me ushqime, krijimi i kushteve bazike, ndihma dhe monitorimi i parametrave mjekësore në mënyrë permanente 24 orë, janë vetëm disa nga masat e marra deri më tani. Komisioni i verifikimit të dëmeve ka nisur punën, ku shumë shpejt do të kemi bilancin e situatës për të vijuar me dëmshpërblimin për të gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore”, theksoi ministrja Spiropali. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMaliq, investime për sistemimin e rrugëve rurale
Artikulli tjetërFoto/ Reshjet në Elbasan, Ministria e Bujqësisë verifikon dëmet