Foto/ Reshjet në Elbasan, Ministria e Bujqësisë verifikon dëmet

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Situata nga reshjet e dendura në lagjen 5 Maji në Elbasan po shkon drejt normalizimit, por dëmi në bujqësi është shumë i madh.

Kështu deklaroi sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëkohësisht deputet në Qarkun e Elbasanit.

Sipas Ballës, më e prekur rezulton zona e Godoleshit ku qershia është e vetmja e ardhur.

Ai informoi se Ministria e Bujqësisë është vënë në lëvizje për verifikimin e dëmeve.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.